Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK
Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj. Siç shkruan tch, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar. Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur…
Lajme
Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.
Siç shkruan tch, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar.
Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur edhe për të caktuar datën e radhës kur do të japë shpjegime.
Kjo datë nuk dihet ende, pasi vendoset nga vetë Balluku dhe avokati i saj në bashkëpunim me prokurorinë.
Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.