Bekë Berisha zgjidhet kryetar i ri i KB Prishtinës pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Bekë Berisha sot është zgjedhur Kryetar i KB Prishtinës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Zgjedhor. KB Prishtina ka njoftuar se Kuvendi u zhvillua në përputhje me Statutin e klubit dhe me prezencën e shumicës së delegatëve të Kuvendit, pas kërkesës së tifo grupit ”Plisat”. Në njoftim thuhet se fillimisht është votuar për dorëheqjen e…

Sport

14/01/2026 22:32

Bekë Berisha sot është zgjedhur Kryetar i KB Prishtinës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Zgjedhor.

KB Prishtina ka njoftuar se Kuvendi u zhvillua në përputhje me Statutin e klubit dhe me prezencën e shumicës së delegatëve të Kuvendit, pas kërkesës së tifo grupit ”Plisat”.

Në njoftim thuhet se fillimisht është votuar për dorëheqjen e kryetarit aktual, Blerand Stavileci, e pastaj shumicë absolute votash u propozua dhe u votua z. Bekë Berisha për kryetar të ri të klubit.

Postimi i plotë:

Të nderuar adhurues të klubit,

Sipas premtimit paraprak, bazuar në rrethanat aktuale dhe kërkesën e tifogrupit Plisat dhe për hir të interesit të tifozërisë, sonte është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i klubit. Kuvendi u zhvillua në përputhje me Statutin e klubit dhe me prezencën e shumicës së delegatëve të Kuvendit.

Në këtë mbledhje u votua për dorëheqjen e kryetarit aktual, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.

Me shumicë absolute votash u propozua dhe u votua z. Bekë Berisha për kryetar të ri të klubit.

Z. Bekë Berisha, një emër i njohur dhe me kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme në mbarë vendin dhe në kryeqytet, e pranoi detyrën me përgjegjësi të plotë, duke premtuar se klubi më i trofeshëm në vend do të rikthejë primatin e tij si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.