Bekë Berisha thotë që s’ka votë për “Qeverinë Kurti 3”

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruara para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë. Para mediave, Berisha tha se nuk ka marrëveshje për krijimin e qeverisë, dhe se i njëjti, s’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje. “Neve na ka humbur nacionaliteti dhe kjo shoqëri është çoroditur, ashtu si Parlamenti i Kosovës. Është mirë…

Lajme

26/10/2025 09:22

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruara para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë.

Para mediave, Berisha tha se nuk ka marrëveshje për krijimin e qeverisë, dhe se i njëjti, s’ka votë për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Neve na ka humbur nacionaliteti dhe kjo shoqëri është çoroditur, ashtu si Parlamenti i Kosovës. Është mirë me i mbajt fjalët ata që thoshin që nuk kanë votë për qeverinë, edhe Albin Kurti është mirë me i mbajt fjalët që ka thënë i kam votat”.

“Ne nuk kemi marrëveshje, unë nuk kam votë për këtë Qeveri, besoj se do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.