Bekë Berisha për Donika Gërvallën: Edhe 100 vjet me qenë ministre, s’ka me bë punë të hairit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka komentuar punën e kësaj qeverie në përgjithësi. Veçmas, ai foli edhe për atë se çfarë ka bërë në gjysmë të mandatit, Donika Gërvalla, aktualisht ministre e jashtme, përcjell lajmi.net. Sipas Berishës, ajo ka qenë një ministre e dobët, ndërsa…

Lajme

08/04/2023 20:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka komentuar punën e kësaj qeverie në përgjithësi.

Veçmas, ai foli edhe për atë se çfarë ka bërë në gjysmë të mandatit, Donika Gërvalla, aktualisht ministre e jashtme, përcjell lajmi.net.

Sipas Berishës, ajo ka qenë një ministre e dobët, ndërsa për lajmi.net pohoi se edhe po qëndrojë 100 vjet në këtë detyrë, nuk do të bëjë ndonjë siç tha ai, punë të hairit.

“Si ministre ka qenë shumë e dobët. Nuk ka sjell njohje. Edhe 100 vjet me qëndru ministre, s’ka me bë ndonjë punë të hairit”, tha ndër tjerash ai.