Bekë Berisha: Ndoshta Nisma na theu në besë, nesër besoj krejt dihet

Në Kuvendin e Kosovës si deputet sot është regjistruar edhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Bekë Berisha me këtë rast është pyetur nëse do të arrihet që nesër të bëhet Qeveri e Kosovës. Ai tha se nuk beson se nesër do të bëhet formimi i qeverisë, derisa tha se janë pro asaj…

Lajme

14/04/2025 10:51

Në Kuvendin e Kosovës si deputet sot është regjistruar edhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Bekë Berisha me këtë rast është pyetur nëse do të arrihet që nesër të bëhet Qeveri e Kosovës.

Ai tha se nuk beson se nesër do të bëhet formimi i qeverisë, derisa tha se janë pro asaj që të bëhet Qeveria e opozitës.

“Pse insistoni me i dit senet përpara ju. Qeveria s’ma merr mendja…Bëhet e opozitës, ne e kemi qëndrime të qarta për një qeveri të opozitës”, tha ai.

Berisha është pyetur edhe nëse kanë diskutuar me Nismën në lidhje me votimin apo jo të qeverisë.

“Jo vallah nuk kam bisedu me ta se është duke i udhëheq bisedimet dikush tjetër, unë i kam qëndrimet e mija. Nesër besoj krejt dihet…unë koalicionin me Nismën kam besu se do të jetë i frytshëm e kam besu në fjalët që do të bëjmë një qeverisje të opozitës për të kthyer për së mbari Kosovën, kam besu fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim”, deklaroi Bekë Berisha.

Berisha do të jetë edhe në këtë legjislaturë deputet nga radhët e AAK-së, saktësisht në legjislaturën e 9-të me radhë./Lajmi.net/