Bekë Berisha: Kurrkush s’e ka nijetin e mirë, po duket që ka me vazhdu bllokada

Pak para seancës konstituive, është deklaruar para medieve deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha. Ai tha se askush nuk e ka qëllimin e mirë, e madje po duan që të vazhdohet bllokada në Kuvend. “Unë nuk i kam kuptuar këto versionet e shpjegimit të asnjërës palë, por duket që këto duan të vazhdojnë apet…

Lajme

29/06/2025 10:50

Pak para seancës konstituive, është deklaruar para medieve deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha.

Ai tha se askush nuk e ka qëllimin e mirë, e madje po duan që të vazhdohet bllokada në Kuvend.

“Unë nuk i kam kuptuar këto versionet e shpjegimit të asnjërës palë, por duket që këto duan të vazhdojnë apet me bllokadë, s’e ka nijetin e mirë kurrkush këtu, ndoshta duhet me dalë me i prish do rregulla, me i qit në dinë”, u shpreh Berisha.

Ai thotë se disa deputetë po gënjejnë, madje dhe po takohen fshehurazi.

Tutje, Berisha shtoi se për vendin duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.