Bekë Berisha: Abdixhiku s’po guxo me hy vetë në koalicion me Kurtin e me nda fajin për Asociacion, e po na thirr neve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar para seancës konstituive. Me këtë rast ai deklaroi se është kundër një koalicioni të mundshëm ku përfshihet Vetëvendosje. Kjo ishte përgjigja e tij në lidhje me propozimin që pati kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të gjitha partitë shqiptare të bëhen bashkë.…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar para seancës konstituive.
Me këtë rast ai deklaroi se është kundër një koalicioni të mundshëm ku përfshihet Vetëvendosje.
Kjo ishte përgjigja e tij në lidhje me propozimin që pati kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të gjitha partitë shqiptare të bëhen bashkë.
“Të përbashkët me Vetëvendosjen ka dhënë opsion. Unë mendoj se Albin Kurti dhe z.Abdixhiku kanë dy anët e të njëjtës medalje. Ky po na fto neve, unë s’po guxoj me shku vetëm me nda fajin për Asociacion me një qeveri të përbashkët me Kurtin e po thotë hajde bashkë e të marrim përgjegjësinë krejt ka pak”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Tutje ai tha se s’është i interesuar të ketë bëjë me këtë punë.
“Unë s’jam i interesum me marr faj se s’kom lidhje me atë punë. Dhe s’ka nevojë me më thirrë Abdixhiku në një qeveri të përbashkët me Kurtin, unë me dashtë e bëj vetë. Siç dihet unë i flasë opinionet e mija, si deputet i zgjedhur i elektoratit”./Lajmi.net/