Bëjnë video duke mbajtur armë zjarri, policia arreston pesë persona në Gjakovë
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi janë kapur në video duke mbajtur armë. Pas ndërhyrjes së njësive policore, ndaj tyre është realizuar kontroll dhe janë sekuestruar armë dhe municion. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2025, rreth orës 16:00, kur pas analizimit të disa video-incizimeve, në të cilat…

Lajme
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi janë kapur në video duke mbajtur armë. Pas ndërhyrjes së njësive policore, ndaj tyre është realizuar kontroll dhe janë sekuestruar armë dhe municion.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2025, rreth orës 16:00, kur pas analizimit të disa video-incizimeve, në të cilat disa persona shiheshin duke mbajtur armë, policia ka identifikuar dhe arrestuar pesë meshkuj kosovarë si të dyshuar, transmeton lajmi.net
Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
-
1 armë e gjatë,
-
2 pistoleta me gaz,
-
2 fishekë.
Pas intervistimit në prani të avokatëve dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që rasti është duke u trajtuar më tej nga organet e hetuesisë.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë / 17.07.2025 – 16:00
Njësitet policore pasi kanë siguruar disa video-incizime në të cilat shihen disa persona me armë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit tek të njëjtit, njësitet policore kanë gjetur e kanë konfiskuar:
-
1 armë të gjatë
-
2 pistoleta me gas
-
2 fishekë
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/