Bëhuni optimist nëse dëshironi një zemër më të shëndetshme

Sa më optimist që jeni, aq më mirë është për shëndetin tuaj. Personat që janë më optimist kanë një shëndet më të mirë kardiovaskular se sa pesimistët, ka gjetur një hulumtim i ri.

Lifestyle

13/01/2015 22:02

Optimizmi nxit shëndetin e përgjithshëm, por ndikimi i tij pozitiv në zemër është edhe më i madh, tregojnë rezultatet.

“Individët me nivele të larta të optimizmit kanë dy herë më shumë shanse për të pasur një shëndet më të mirë kardiovaskular në krahasim me ata të cilët janë pesimist”, tha autori kryesor i studimit Rosalba Hernandez, një profesoreshë e punës sociale në Universitetin e Illionsit, transmeton Lajmi.net.

“Kjo lidhje mbetet e rëndësishme edhe pas përshtatjes së karakteristikave socio-demografike dhe të shëndetit të dobët mendor”, thotë ajo.

Studimi ekzaminoi lidhjet në mes të optimizmit dhe shëndetit të zemrës në 5,100 të rritur. Shëndeti kardiovaskular i pjesëmarrësve ishte vlerësuar duke përdorur shtatë elemente: presionin e gjakut, indeksin e masës trupore, nivelet e kolesterolit në serum, aktivitetin fizik dhe përdorimin e duhanit.

Njerëzit të cilët ishin më optimist ishin dy herë me më shumë gjasa që të kenë shëndet më të mirë kardiovaskular dhe 55% më shumë gjasa që të kenë një shëndet të përgjithshëm më të mirë, gjetën studiuesit.