Behrami: Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pasi FSK sot ka zbarkuar në veri në bashkëpunim me KFOR. Behrami përmes një postimi në Facebook e uroj shkuarjen e FSK-së atje, duke shtuar se kjo bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n “Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e…

Lajme

29/07/2025 10:33

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pasi FSK sot ka zbarkuar në veri në bashkëpunim me KFOR.

Behrami përmes një postimi në Facebook e uroj shkuarjen e FSK-së atje, duke shtuar se kjo bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n

“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:

Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.

Më pas e kanë pranuar!

Në fund e kanë promovuar!”, shkroi Behrami.

Postimi i plotë:

Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
E kam thënë:
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:
Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.
Më pas e kanë pranuar!
Në fund e kanë promovuar!