Behrami: Skandal – Osmani e ka vazhduar në mënyrë tinëzare mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë ai ka thënë se Osmani e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë dhe sipas tij ajo po…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë.
Këtë ai ka thënë se Osmani e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë dhe sipas tij ajo po fsheh përmbajtjen.
“Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz. Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë!”, ka thënë Behrami. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: