Behrami reagon ndaj Konferencës së Ambasadorëve: VV dhe Gërvalla po fabrikojnë rezultatet zgjedhore përmes mërgatës
Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ashpër ndaj organizimit të Konferencës së Ambasadorëve, e ftuar nga deputetja Donika Gërvalla e listës Guxo, duke e cilësuar këtë ngjarje si pjesë të një strategjie të gjerë të manipulimeve elektorale nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Behrami përmes një postimi në Facebook ka deklaruar…

Lajme
Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ashpër ndaj organizimit të Konferencës së Ambasadorëve, e ftuar nga deputetja Donika Gërvalla e listës Guxo, duke e cilësuar këtë ngjarje si pjesë të një strategjie të gjerë të manipulimeve elektorale nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Behrami përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se në këtë konferencë shihet “yrneku i funksionimit të planeve manipuluese të VV-së”.
“Si çdo manipulim, vjedhje, zhvatje, kurdisje tenderësh, punësime militantësh, vendime ilegale dhe uzurpime në këto pesë vitet e fundit, edhe për Konferencën e Ambasadorëve vlen parimi i njëjtë,” ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo konferencë po maskon qëllimet politike të pushtetit përmes një fasade të sigurisë dhe mbrojtjes, ndërkohë që në prapaskenë përgatitet manipulimi zgjedhor.
“Manipulimi mbulohet përmes Serbisë, Vuçiqit, Radojçiqit,” ka shtuar Behrami.