Behrami: Prite tash Osmanin, Kurtin dhe Gërvallen kur t’i ofrojnë mbrojtje Smithit, politikisht i kanë borxh

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë që presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ditë më parë e ka zhveshur nga imuniteti ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith. Behrami ka thënë se tash prite kur presidentja jonë, Vjosa Osmani, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me ministren Donika Gërvalla t’i…

Lajme

15/03/2025 13:51

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë që presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ditë më parë e ka zhveshur nga imuniteti ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Behrami ka thënë se tash prite kur presidentja jonë, Vjosa Osmani, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me ministren Donika Gërvalla t’i ofrojnë mbrojtje, imunitet dhe azil politik Smithit në Kosovë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ditë më parë e zhveshi nga imuniteti ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Prite tash treshen Vjosa/Albini/Donika kur t’i ofrojnë mbrojtje, imunitet dhe azil politik Jack Smithit në Kosovë.

Politikisht i kanë goxha shumë borxh”, ka shkruar Behrami.