Behrami: Policët evropianë dje ishin veshur si banditë, hajdutë e huliganë – Turp për financuesit e kësaj gjykate
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u lejua nga Gjykata Speciale që dje të vizitoi në QKUK babain e tij të shtrirë në spital. Hashim Thaçi ishte i rrethuar nga shumë zyrtarë policor dhe hetues ndërkombëtar që nuk lejuan qytetarët e shumtë që ishin mbledhur ta takojnë ish presidentin, transmeton lajmi.net. Artan Behrami përmes Facebook…

Lajme
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u lejua nga Gjykata Speciale që dje të vizitoi në QKUK babain e tij të shtrirë në spital.
Hashim Thaçi ishte i rrethuar nga shumë zyrtarë policor dhe hetues ndërkombëtar që nuk lejuan qytetarët e shumtë që ishin mbledhur ta takojnë ish presidentin, transmeton lajmi.net.
Artan Behrami përmes Facebook komentoi mbikqyrjen e Thaçit duke thënë se policët evropianë ishin veshur si hajdutë, huliganë dhe banditë.
“Paramendo, një vizitë humanitare, e mbikëqyrur nga policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita, si huliganë. Turp për financuesit e kësaj gjykate!”, ka shkruar ai.