Behrami përmes postës ua dërgon Gjykatës Speciale, flamurin dhe stemën e Kosovës, kërkon të vendosen në objektin e Gjykatës

Kandidati i PDK-së për deputet, njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, gjatë ditës së sotme ka nisur një kërkesë drejtuar Gjykatës Speciale. Ai përmes Postës së Kosovës i ka dërguar flamurin dhe stemën e Kosovës, Gjykatës Speciale, dukë kërkuar që ato të vendosen në objektin e Gjykatës Speciale, por edhe brenda ambientit ku…

Lajme

07/02/2025 18:54

Kandidati i PDK-së për deputet, njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, gjatë ditës së sotme ka nisur një kërkesë drejtuar Gjykatës Speciale.

Ai përmes Postës së Kosovës i ka dërguar flamurin dhe stemën e Kosovës, Gjykatës Speciale, dukë kërkuar që ato të vendosen në objektin e Gjykatës Speciale, por edhe brenda ambientit ku zhvillohet procesi gjyqësor.

“Është e pafalshme që kjo Gjykatë dënon në emër të popullit të Kosovës dhe nuk vendos simbolet e shtetit tonë”, ka thënë Behrami në reagimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

 

Të dashtun,

 

Përmes Postës së Kosovës, sot ia kam dërguar flamurin dhe stemën e Republikës së Kosovës Gjykatës Speciale. Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo gjykatë asnjëherë nuk i ka vendosur simbolet shtetërore në objektin dhe nëpër gjykatore.

 

Gjykata Speciale kur është për me i denu shqiptarët, gjithmonë thirret në Kushtetutën e Kosovës, në ligjet e Kosovës. Ajo dënon heronjtë në emër të popullit të Kosovës.

 

Është e pafalshme që kjo Gjykatë dënon në emër të popullit të Kosovës dhe nuk vendos simbolet e shtetit tonë. Nuk i raporton Kosovës, por UNMIK-ut dhe EULEX-it!

 

Koha që kjo të ndryshojë!