Behrami përkujton policin Afrim Bunjaku: Serbia mbetet rrezik permanent për sigurinë e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka përkujtuar sot heroin Afrim Bunjaku, policin e vrarë në sulmin terrorist të Banjskës dy vite më parë, duke theksuar se Serbia vazhdon të jetë një kërcënim i përhershëm për sigurinë e Kosovës. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Behrami ka bërë thirrje…

Lajme

24/09/2025 10:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka përkujtuar sot heroin Afrim Bunjaku, policin e vrarë në sulmin terrorist të Banjskës dy vite më parë, duke theksuar se Serbia vazhdon të jetë një kërcënim i përhershëm për sigurinë e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Behrami ka bërë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme dhe kujdes në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar gjithashtu edhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në përballje me grupin terrorist, raporton lajmi.net

“Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse me të cilën ka kryer gjenocid në Kosovë. Ajo përbën rrezik permanent për sigurinë, edhe pas rënies heroike të heroit Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm në mbrojtje të rendit dhe sovranitetit dy vjet më parë, duke u koordinuar me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të Kosovës. Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten përcaktuese për çdo sukses të ardhshëm, si në ruajtjen e paqes, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Behrami./Lajmi.net/