Behrami për dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clarke e Walker: Do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale. Behrami ka komentuar prezantimin e dëshmitarëve të mbrojtje dhe njoftimin e Gjykatës Speciale për personat që ndalohen për të vizituar ish-presidentin, Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net Ai e ka quajtur lëvizjen e Speciales për të krijuar spektakël, pasi që mbrojtja prezantoj figurat…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale.
Behrami ka komentuar prezantimin e dëshmitarëve të mbrojtje dhe njoftimin e Gjykatës Speciale për personat që ndalohen për të vizituar ish-presidentin, Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net
Ai e ka quajtur lëvizjen e Speciales për të krijuar spektakël, pasi që mbrojtja prezantoj figurat e njohura historike për dëshmitarë si Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Walker etj.
“Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së.”, tha Behrami ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Në ditën kur mbrojtja e krerëve të UÇK-së paralajmëroi të prezantohen dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Walker etj., Gjykata Speciale del me lista për të krijuar spektakël.
Por, krejt vëmendja duhet të jetë te dëshmitarët e mbrojtjes.
Dëshmitë e ish-Sekretares Madeleine Albright do të ballafaqohen me dëshmitë e MUP-it dhe UDB-së serbe.
Dëshmitë e Gjeneralit Clark do të ballafaqohen me dëshmitë e gjeneralëve të Millosheviçit.
Dëshmitë e Ambasadorit William Walker do të ballafaqohen me dëshmitë e Nazim Bllacës.
Dëshmitë e Ambasadorit Holbrooke do të ballafaqohen me dëshmitë e atij dëshmitarit që UÇK-ja i ka bërë “magji”!
Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së./lajmi.net/