Behrami pas vendimit të Speciales: Koha që i madh e i vogël ta kundërshtojmë këtë proces politik

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami me anë të një postimi ka reaguar pasi Gjykata Speciale ua refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Behrami në postimin e tij ka shkruar se kjo është shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët…

Lajme

21/05/2025 15:07

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami me anë të një postimi ka reaguar pasi Gjykata Speciale ua refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Behrami në postimin e tij ka shkruar se kjo është shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së, shkruan lajmi.net

Ai shtoi se është koha që të gjithë me mjete demokratike ta kundërshtojnë këtë proces politik me kërkesën për gjyq fer dhe të pavarur.

Postimi i plotë:

ALARM!🚨 Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.
Ka plot persona që kanë përcjellur procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi Prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.
Edhe vet e kam pas një troh shpresë!
Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.
Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!
Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:
Gjyq fer, të pavarur dhe sovran./lajmi.net/