Behrami pas vendimit të Kushtetueses: “GAME OVER! Hileqarë!”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar shkurt, por ashpër, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi shkelje të Kushtetutës nga mazhoranca dhe kryesuesi Avni Dehari në procesin e konstituimit të Kuvendit. Me një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Behrami shkroi: “GAME OVER! Hileqarë!”, duke e cilësuar vendimin si fundin e…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar shkurt, por ashpër, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi shkelje të Kushtetutës nga mazhoranca dhe kryesuesi Avni Dehari në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Me një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Behrami shkroi: “GAME OVER! Hileqarë!”, duke e cilësuar vendimin si fundin e përpjekjeve të paligjshme për të bllokuar themelimin e institucioneve të reja, transmeton lajmi.net
Ky reagim i Behramit pason një varg kritikash nga opozita, e cila e ka konsideruar vendimin e Kushtetueses si fitore të rendit kushtetues dhe humbje për mazhorancën që, sipas tyre, ka vepruar në kundërshtim me ligjin./lajmi.net/