Behrami pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Liria e krerëve të UÇK-së nuk është më vetëm drejtësi dhe kërkesë, por edhe amanet i Bacës Haxhi

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar për vdekjen e babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “baca Haxhi u mbijetoi të gjitha vuajtjeve dhe dhimbjeve, por, duket se dhimbja e padrejtësisë ishte e papërballueshme”. “Herën e fundit që e vizitova në spital, më tha se Hashimin…

Lajme

16/03/2025 23:52

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar për vdekjen e babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “baca Haxhi u mbijetoi të gjitha vuajtjeve dhe dhimbjeve, por, duket se dhimbja e padrejtësisë ishte e papërballueshme”.

“Herën e fundit që e vizitova në spital, më tha se Hashimin s’e ndaj kurrë nga shokët e tij atje. Sa ishte gjallë, u lut çdo ditë për lirimin e tyre. Tash që ka vdekur, liria e krerëve të UÇK-së nuk është më vetëm drejtësi dhe kërkesë, por edhe amanet i Bacës Haxhi. Prehu në paqe, baca Haxhi!”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: