Behrami: Pas 5 vitesh në pushtet, Kurti e VV-ja mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë janë për dasma. Behrami u shpreh se Kurti dikur thoshte se miqtë janë për dasma, ndërsa pas 5 viteve në pushtet, VV-ja dhe Kurti “lirisht mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara…

Lajme

13/08/2025 23:49

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë janë për dasma.

Behrami u shpreh se Kurti dikur thoshte se miqtë janë për dasma, ndërsa pas 5 viteve në pushtet, VV-ja dhe Kurti “lirisht mund të organizojnë dasma në institucionet e okupuara të Kosovës”.

“Ato sallat që dikur kanë qenë të dedikuara për shumë diplomatë botërorë, sot mund t’i shndërrojnë në salla dasmash pasi militantët e VV-së në këto pesë vite, shumica nga rrugët, kanë ardhur në institucionet e Kosovës dhe punësimi i fundit është i drejtorit të ATK-së”.

“Që nga dita e parë e Kurtit si kryeministër, ai ka filluar me procesin e që ai e ka quajtur të çkapjes, ndërsa çka po shohim pas pesë vitesh është një proces i okupimit”, tha Behrami në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Kurti i ka “okupuar institucionet” duke mos sjellë vetëm njerëz dhe militantë të partisë, por sipas tij, ka sjellë edhe një mendësi krejt të re “që padyshim është kundër shtetit të Kosovës.