Behrami merr konfirmim se i është pranuar kërkesa për hetim ndaj prokurorit Jack Smith: Do të adresojë padrejtësitë e Speciales
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka lajmëruar se kërkesa e tij për hetim ndaj prokurorit, Jack Smith është pranuar nga kongresmeni, Keith Self. Behrami përmes Facebook u shpreh i lumtur me këtë lajm duke potencuar se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Departamenti Ligjor i Kongresit,…
Lajme
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka lajmëruar se kërkesa e tij për hetim ndaj prokurorit, Jack Smith është pranuar nga kongresmeni, Keith Self.
Behrami përmes Facebook u shpreh i lumtur me këtë lajm duke potencuar se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Departamenti Ligjor i Kongresit, transmeton lajmi.net.
“Mbrëmë kam marrë konfirmimin nga zyra e kongresmenit amerikan, Keith Self, se kërkesa ime për të hetuar Jack Smith është dërguar në Departamentin Ligjor të Kongresit, ku pritet të shqyrtohet!”, ka shkruar ai.
Behrami u zotua se misioni i tij për të adresuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale nuk do të ndalen edhe në mandatin e tij në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo është vetëm iniciativa e parë. Nuk do të ndalem as brenda Kuvendit për të adresuar të gjitha padrejtësitë e katër vjetëve të fundit të Gjykatës Speciale!”, shkruhet tutje.
Kujtojmë se Jack Smith ishte prokuror në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së në Hagë para se të dorëhiqej në vitin 2022.
Ja postimi i plotë: