Behrami: Më shumë i ka frymëzuar Thaçi shqiptarët nga qelia, se ju me 11 mijë kilometra të Kosovës së lirë
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, lidhur me një deklaratë të saj ditën e djeshme. Ai ka thënë se shumë prej tyre kanë hyrë në politikë, duke synuar ta demonizojnë Hashim Thaçin, por thotë se ajo kohë ka kaluar. “Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, lidhur me një deklaratë të saj ditën e djeshme.
Ai ka thënë se shumë prej tyre kanë hyrë në politikë, duke synuar ta demonizojnë Hashim Thaçin, por thotë se ajo kohë ka kaluar.
“Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12m2 të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë km2 të Kosovës së lirë – për të cilin nuk keni asnjë meritë”, ka shkruar Behrami.
Postimi:
Shumica keni hyrë në politikë dhe keni marrë poste publike duke u munduar të demonizoni Hashim Thaçin. Asnjëherë duke ofruar vizion dhe zgidhje për vendin.
Por, ajo kohë ka kaluar!
Nuk ka më poste publike që burim e kanë urrejtjen, thikat pas shpine e as short-cuts.
Hashim Thaçi, në këto pesë vjet, më shumë ka frymëzuar shqiptarët nga 12m2 të qelisë së tij, sesa ju me 11 mijë km2 të Kosovës së lirë – për të cilin nuk keni asnjë meritë.