Behrami me akuza të ashpra ndaj Kurtit: Kosovën e ka shndërruar në “Banana Republic”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Behrami tha se Kurti, “i udhëhequr nga doktrina serbe” dhe “i kapluar nga frika e humbësit”, e ka shndërruar Kosovën në “Banana Republic”. “I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin…

Lajme

06/08/2026 14:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Behrami tha se Kurti, “i udhëhequr nga doktrina serbe” dhe “i kapluar nga frika e humbësit”, e ka shndërruar Kosovën në “Banana Republic”.

“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në “Banana Republic”!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ai ka paralajmëruar edhe përshkallëzim të reagimeve, duke thënë se durimi po soset.

“Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve!”.