Behrami: Kurti synon zhdukjen e pluralizmit politik, populli është lodhur nga gjuha fyese dhe përçarëse
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një intervistë ka folur për gjuhën polarizuese dhe të urrejtjes që, sipas tij, është instaluar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ai tha se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga një diskurs politik i mbushur me kërcënime, fyerje, përçarje dhe përjashtim. “Nëse përkthehet në…
Lajme
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në një intervistë ka folur për gjuhën polarizuese dhe të urrejtjes që, sipas tij, është instaluar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga një diskurs politik i mbushur me kërcënime, fyerje, përçarje dhe përjashtim.
“Nëse përkthehet në narracion politik, kjo ‘toka e zezë’ nënkupton shkatërrim të plotë. Pra, nënkupton nënshtrim, zhdukje dhe kjo tregon pak a shumë ideologjinë e Lëvizjes Vetëvendosje, se si e sheh ajo Kosovën: një Kosovë ku nuk ka pluralizëm. Ndërsa ne pluralizëm politik kemi pasur para 40 vjetëve, ndër të parët në Ballkanin Perëndimor, dhe këta janë të interesuar ta zhdukin pluralizmin, që në Kosovë të mbizotërojë një parti, një mendim dhe të ketë dominim total të një ideologjie, e cila është ideologji për të krijuar varësi”, ka thënë Behrami./Lajmi.net/