Behrami kritikon Qeverinë Kurti: Kontratat e dyshuara për korrupsion i klasifikojnë “sekrete”, ndërsa financimin për mbrojtjen e UÇK-së e deklasifikojnë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti dhe deklaratës së ministres Rozeta Hajdari, e cila ka pretenduar se kontrata e për rezervat shtetërore – tashmë objekt hetimi nga Prokuroria – është “sekrete”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami shprehet i indinjuar me, siç thotë ai, trajtimin selektiv…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti dhe deklaratës së ministres Rozeta Hajdari, e cila ka pretenduar se kontrata e për rezervat shtetërore – tashmë objekt hetimi nga Prokuroria – është “sekrete”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami shprehet i indinjuar me, siç thotë ai, trajtimin selektiv të klasifikimit të dokumenteve, duke e konsideruar vendimin si absurd dhe të papranueshëm.
“Paramendo, kontratat korruptive – të abuzimit – i kanë klasifikuar si sekrete. Ndërsa financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së e kanë deklasifikuar! Çka me ju thënë këtyre, bre?”, ka shkruar ai.
Reagimi i Behramit vjen në vazhdën e kritikave që po bëhen ndaj qeverisë për mënyrën se si po menaxhohet çështja e kontratave publike dhe transparenca institucionale.
Zyrtarë nga PDK kanë kërkuar transparencë të plotë dhe llogaridhënie për këtë rast, duke akuzuar qeverinë për fshehje të keqpërdorimeve nën petkun e “sekreteve shtetërore”./lajmi.net/