Behrami: Këtë herë Kosova duhej përfaqësuar nga Kurti në Amerikë, me rotacion- Presidentja mos t’i privatizojë marrëdhëniet me SHBA

Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami ka pasur një reagim të ashpër sa i përket vizitës së fudnit të presidentes Vjosa Osmani në Amerikë. Behrami tha se është hera e tretë që Osmani e merr me vete bashkëshortin Prindon Sadriu për t’u fotografuar me presidentein amerikan, Joe Biden, në kuadër të Aasamblesë së Përgjithshmë…

Lajme

30/09/2024 11:22

Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami ka pasur një reagim të ashpër sa i përket vizitës së fudnit të presidentes Vjosa Osmani në Amerikë.

Behrami tha se është hera e tretë që Osmani e merr me vete bashkëshortin Prindon Sadriu për t’u fotografuar me presidentein amerikan, Joe Biden, në kuadër të Aasamblesë së Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se ata kanë përmbysur një praktikë të politikës së jashtme të Kosovës, e që është bazuar në shumicvën e rasteve në rotacion.

Behrami theksoi se një vit në UNGA është dashur të përfaqësohet  nga Presidenti, një vit nga Kryeminsitri. E që radhën e ksihte kryeministri Kurti qysh vitin e kaluar, trasnmdeton lajmi.net.

Ai duke folur në lidhje me këtë procedurë tha se nëse Amerika nuk pranon që Kurti të takojë presidentin amerikan Biden, atëherë presidentja duhet të informojë, e jo të privatizojë marrëdhëniet me Amerikën./Lajmi.net/