Behrami kërkon hetim për votat e diasporës: Kam pranuar ankesa për zarfa të hapur dhe manipulime të mundshme
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka ngritur dyshime për votat e disporës. Në lidhje me këto dyshime, ai ka thënë se Prokuroria duhet t’i hetojë ato, shkruan lajmi.net. “Gjatë gjithë procesit të numërimit kam pranuar shumë ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe dyshime për manipulim të votave të…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka ngritur dyshime për votat e disporës.
Në lidhje me këto dyshime, ai ka thënë se Prokuroria duhet t’i hetojë ato, shkruan lajmi.net.
“Gjatë gjithë procesit të numërimit kam pranuar shumë ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe dyshime për manipulim të votave të diasporës. Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për çdo mundësi të keqpërdorimit apo manipulimit të votave të diasporës”, ka shkruar Behrami.
Ai i ka ftuar të gjithë ata që kanë parë, verifikuar apo kanë informacione për parregullsi të tilla, t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.
“Integriteti i procesit zgjedhor duhet të mbrohet dhe çdo dyshim duhet të sqarohet përmes një hetimi transparent”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: