Behrami ironizon LVV-në: Kosova ia ka borxh me organizu referendum mbarëkombëtar për Albulenën

Deputeti i zgjedhur i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka ironizuar LVV-në, pas dështimit të seancës së radhës, duke propozuar dy variante për dalje nga kriza. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behrami ka thënë se Lëvizja VetëVendosje (LVV) është më mirë të organizojë një proces…

Lajme

07/05/2025 13:53

Deputeti i zgjedhur i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka ironizuar LVV-në, pas dështimit të seancës së radhës, duke propozuar dy variante për dalje nga kriza.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behrami ka thënë se Lëvizja VetëVendosje (LVV) është më mirë të organizojë një proces të votimit nëpër Misione Diplomatike për kandidaten për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.

“VV-ja është mirë me organizu një proces të votimit nëpër Misione Diplomatike për shoqen Albulenë. VV-ja ia ka marrë dorën me manipulu rezultatet”, ka shkruar Behrami.

Tutje ai ka vazhduar talljen duke thënë se në rast se edhe ky propozim do të dështojë, “Kosova ia ka borxh me organizu referendum mbarëkombëtar për Albulenën. Çfarë cirku”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/