Behrami ia uron ditëlindjen Kadri Veselit: I ka dhënë shumë vlera njerëzore politikës kosovare, që sot po i mungojnë Kosovës

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami përmes një postimi në Facebook ia ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli. Behrami ia ka bashkangjitur postimi një fotografi të përbashkët të Kadri Veselit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net “Kadri Veseli i ka dhënë shumë vlera njerëzore politikës kosovare. Vlera, të cilat sot po i…

Lajme

31/05/2025 16:44

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami përmes një postimi në Facebook ia ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli.

Behrami ia ka bashkangjitur postimi një fotografi të përbashkët të Kadri Veselit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net

“Kadri Veseli i ka dhënë shumë vlera njerëzore politikës kosovare. Vlera, të cilat sot po i mungojnë Kosovës. Gëzuar, kryetar, edhe 100!”, shkroi Behrami në postimin e tij.

Ish-kreytari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli sot feston ditëlindjen e 58-të./lajmi.net/