Behrami i PDK-së: Kurti ka okupuar institucionet e Kosovës, është ridëshmuar si një hileqar që nuk respekton Kushtetutën
Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka folur sot para mediave, duke thënë se seanca e orës 11:00 është seancë me përmbajtje antiligjore, antikushtetuese dhe përpiqet të përmbys rendin kushtetues të Kosovës. Ai ka thënë se PDK nuk do të marr pjesë në këtë seancë, shkruan lajmi.net. “Tash e një vit Albin Kurti, i cili ka…
Lajme
Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka folur sot para mediave, duke thënë se seanca e orës 11:00 është seancë me përmbajtje antiligjore, antikushtetuese dhe përpiqet të përmbys rendin kushtetues të Kosovës.
Ai ka thënë se PDK nuk do të marr pjesë në këtë seancë, shkruan lajmi.net.
“Tash e një vit Albin Kurti, i cili ka okupuar institucionet e Kosovës, zyrën e kryeministrit, ka okupuar të gjitha institucionet që operojnë me ushtrues të detyrës, po bën çmos që të përmbysë rendin kushtetues dhe në këtë vit ai është ridëshmuar si një njeri që bën hile, një hileqar që nuk respekton rregulla, ligje, norma, nuk respekton kushtetutë. PDK qëndrimi i saj është i qartë, ne nuk do të jemi të pranishëm në orën 11:00”, tha ai.