Behrami falënderon Hamzën: Zgjodhi probleme që dukej se nuk kishin zgjidhje, ishte shylla kryesore e PDK-së në kohën pa Thaçin e Veselin
Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve preliminare, ka shkruar për Bedri Hamzën. Ai ka thënë se në një periudhë vendimtare për PDK-në, roli i Hamzës ka qenë thelbësor, jo vetëm si autoritet politik, por edhe si figurë me peshë morale. “Gjatë pesë viteve të fundit, ai…
Lajme
Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve preliminare, ka shkruar për Bedri Hamzën.
Ai ka thënë se në një periudhë vendimtare për PDK-në, roli i Hamzës ka qenë thelbësor, jo vetëm si autoritet politik, por edhe si figurë me peshë morale.
“Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka dhënë një kontribut që tejkalon angazhimin e shumëkujt në gjithë historinë 26-vjeçare të PDK-së. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, ka sakrifikuar kohë, energji dhe karrierë personale për të mbajtur të qëndrueshme partinë dhe për të mbrojtur vlerat mbi të cilat ajo është ndërtuar”, ka shkruar Behrami.
Ai ka thënë se Hamza, në rrethana të vështira, shpesh të padrejta dhe politikisht të ngarkuara, ka menaxhuar situata që dukeshin të pamundura për t’u menaxhuar.
“Ka zgjidhur probleme që dukej se nuk kishin zgjidhje dhe ka qenë shtylla kryesore e mbrojtjes së PDK-së në njëperiudhë të vështirë pa Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin, Kadri Veselin. Faleminderit për gjithçka, kryetar!”, ka shtuar Behrami. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: