Behrami: Dehari i këshilluar nga VV-ja, sot ma ka mohuar mua dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit që të betohemi
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas dështimi të dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Behrami përmes një postimi në ‘Facebook’ ka akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari për mohim të së drejtës për t’u betuar si deputet. “Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i këshilluar nga VV-ja, sot ma ka…

Lajme
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas dështimi të dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Behrami përmes një postimi në ‘Facebook’ ka akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari për mohim të së drejtës për t’u betuar si deputet.
“Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i këshilluar nga VV-ja, sot ma ka mohuar mua dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit që të betohemi”, tha mes tjerash Behrami.
Postimi i plotë:
Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse shkel të drejtën tonë për t’u betuar!
Është shkelje e detyrimit të tij kushtetues, ashtu siç thekson Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin nr. KO119/14.
Kuvendi i Kosovës sot është okupuar nga VV-ja, duke marrë peng rregulloret, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës./Lajmi.net/