Behrami: 19 vjet pas Martti Ahtisaari, Albin Kurti po rinegocion Pakon e Pavarësisë

Sot bëhen 19 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur. Lidhur me këtë ka reaguar Artan Behrami, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ka thënë se pas 19 viteve, Albin Kurti, ka pranuar…

Lajme

26/03/2026 12:39

Sot bëhen 19 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Lidhur me këtë ka reaguar Artan Behrami, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ka thënë se pas 19 viteve, Albin Kurti, ka pranuar rinegocimin e kësaj Pakoje, “përmes kompromiseve të fundit, marrëveshjes së Ohrit, largimit të njohjes reciproke, autonomisë për serbët në veri, eksterritorialitetit të kishave ortodokse serbe”.

Postimi:

Para 19 vjetëve, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin propozoi që Kosova të bëhet e pavarur.

Pas 19 vjetëve, Albin Kurti, përmes kompromiseve të fundit, marrëveshjes së Ohrit, largimit të njohjes reciproke, autonomisë për serbët në veri, eksterritorialitetit të kishave ortodokse serbe, pranoi rinegocimin e Pakos së Ahtisaarit.

Pra, pavarësinë që Ahtisaari e futi para 19 vjetëve në pako, sot Albin Kurti po e largon./Lajmi.net/