Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

Behramaj: Qeveria e Kurtit paska vjedhë edhe në thasët për kufoma

18:51 | 22 Maj 2020

Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaci, ka reaguar pas publikimit të lajmeve lidhur me keqpërdorimet e Qeverisë Kurti në kohën e pandemisë.

Ai shkruan:

Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur. Betejë të madhe paska bërë për “parandalimin” e gjakderdhjes financiare në ministrinë e Arben Vitisë, duke blerë me çmime astronomike. Madje, duke blerë edhe nga kompania ku vetë ministri paska punuar!

Kur fliste për tenderët në të kaluarën, Kurti i akuzonte kundërshtarët politikë se vidhnin edhe nga përmendoret e dëshmorëve. Ndërsa, vetë paskan vjedhur edhe nga thasët e kufomave!