Behramaj për Kurtin: Sa më shumë i sfidon institucionet e Kosovës, aq më shumë po amnistohet nga bashkësia ndërkombëtare

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka shkruar pas refuzimit të Kurtit për t’u intervistuar nga Prokuroria sot. Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve është me standard të dyfishta, shkruan Lajmi.net. Kjo pasi siç thotë ai dikur i bënin presion Thaçit të raportonte para një Komisioni Parlamentar, ndërsa Kurtit s’po i bëhet zë. Postimi…

Lajme

04/03/2025 11:38

Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka shkruar pas refuzimit të Kurtit për t’u intervistuar nga Prokuroria sot.

Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve është me standard të dyfishta, shkruan Lajmi.net.

Kjo pasi siç thotë ai dikur i bënin presion Thaçit të raportonte para një Komisioni Parlamentar, ndërsa Kurtit s’po i bëhet zë.

Postimi i plotë i Behramajt:

Ku është more presioni ndërkombëtar ndaj Kurtit për të shkuar në Prokurori? Çka është ky standard i dyfishtë?

Presidentit Thaçi i vinin ambasadorët nga dy herë në ditë, duke i kërkuar të raportonte para një Komisioni Parlamentar.
Sa më shumë që Kurti po i sfidon institucionet e Kosovës, aq më shumë po amnistohet nga bashkësia ndërkombëtare!/Lajmi.net/