Behramaj: Kurti u përkujdes një muaj më heret për fustanët, por s’po i intereson përkujdesja për deçanasit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me paraqitjen e djeshme në Kanë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj është shpehur se Kurti është përkujdesur një muaj më herët për fustanët që duhet t’i veshin gruaja dhe vajza e tij, ndërsa as që i ka interesuar situta me 2 mijë deçanas të helmuar, shkruan lajmi.net.
“Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Behramajt:
Çfarë kryeministri fantastik! Në njërën anë, një muaj më herët përkujdeset edhe për fustanët që duhet t’i veshin bashkëshortja dhe vajza e tij në festivalin e filmit në Kanë. Ndërsa, në anën tjetër, as që i intereson përkujdesja për afër 2 mijë deçanas të helmuar. Madje, jo vetëm fantastik, por kryeministër edhe i dinjitetshëm, sepse as që i bëri përshtypje kur Vuçiqi deklaroi se ka informacione për serbët që ishin aty, ndërsa institucionet tona nuk po e dinë as çfarë ka ndodhur!. /Lajmi.net/