Behgjet Pacolli: Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhej me dështimin e 12-të me radhë në lidhej me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pacolli tha se është për keqardhje situata në Kuvend. Ai deklaroi se deputetët që e bllokojnë punën në Kuvend, nuk duhet të paguhen, transmeton lajmi.net. Reagimi i plotë: Është për të ardhur…

Lajme
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhej me dështimin e 12-të me radhë në lidhej me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pacolli tha se është për keqardhje situata në Kuvend.
Ai deklaroi se deputetët që e bllokojnë punën në Kuvend, nuk duhet të paguhen, transmeton lajmi.net.
Reagimi i plotë:
Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje” shkruan Pacolli në reagim./Lajmi.net/