Bëhet vlerësimi i performancës së stacionit Qendra – IPK rekomandon intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt lidhur me “Vlerësimin e performances së Stacionit Policor të Prishtinës – Qendër”. Sipas njoftimit të IPK-së, inspektimi është realizuar duke u bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta (2024) dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Prishtinës – Qendër,…

Lajme

22/08/2024 14:19

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt lidhur me “Vlerësimin e performances së Stacionit Policor të Prishtinës – Qendër”.

Sipas njoftimit të IPK-së, inspektimi është realizuar duke u bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta (2024) dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Prishtinës – Qendër, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Prishtinës.

Inspektimi ka pasur për qëllim që të vlerësojë nëse Stacioni është duke realizuar me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e këtij Stacioni.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe  atë operativ – administrativ.

“IPK në kuadër të Raportit ka dhënë 13 rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e përshpejtimit të procesit të ri-strukturimit të Stacionit dhe ri-sistemimin e personelit, pajisjen me sprej/jelek anti-plumb/radiolidhje, përmbushjen e kuotës së orëve në trajnimet e brendshme, përfshirjen më të gjerë të zyrtarëve në ri-certifikim dhe trajnime profesionale, analizimin dhe identifikimin e faktorëve që mund të shtyjnë kohën e përgjithshme të reagimit, përmirësimin e vazhdueshëm të shkallës së realizimit të urdhëresave, dokumentimin e vizitave tek personat e kërkuar me urdhëresa, respektimin e afateve për lëshimin e vërtetimeve për të kaluarën kriminale, respektimin e hierarkisë gjatë procedimit të kallëzimeve, intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive, ushtrimin e kontrolleve mbi përdorimin e automjeteve dhe sanimin e vështirësive lidhur me funksionimin e pajisjeve të kontraktuara (fotokopjeve)”, thuhet në raportin e IPK-së. 

Raporti këtu: