Bëhet nervoz Donika, gris projektligjin për Gjykatën Speciale (Video)

Partitë opozitare që nga sot kanë dhënë sinjale se kundërshtimin e tyre për themelimin e Gjykatës Speciale, nuk do ta bëjnë vetëm përmes votës së tyre kundër, apo mospjesëmarrjes në seancën e Kuvendit.

Lajme

23/06/2015 12:41

Opozita po kundërshton fuqishëm ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Të tri partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma, sot pas braktisjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që të premten të mbahet seancë për Gjykatën Speciale, kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër, raporton lajmi.net.

Përveç fjalëve, këtë e kanë dëshmuar edhe në mënyrë fizike, në veçanti, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi.

Donika Kadaj - Bujupi

 

Ajo gjatë fjalës së saj, ku u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të shprehin qëndrimin e tyre kundër kësaj gjykate, e ka grisur projektligjin për amandamentimin e Kushtetutës, i cili i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e që pritet të votohet në Kuvend këtë të premte. (lajmi.net)

YouTube player