Bëhen keq punët për Ferizaj, portieri ndëshkohet me të kuq qysh në minutën e shtatë

Skuadra e Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në fushë ndaj Dritës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës. Portieri, Leutrim Rexhepi fauloi jashtë zonës së tij lojtarin kundërshtar dhe kështu u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Lajmi.net Pas konsulltimit me sistemin VAR, gjyqtari kryesor i…

Sport

29/04/2023 15:15

Skuadra e Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në fushë ndaj Dritës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.

Portieri, Leutrim Rexhepi fauloi jashtë zonës së tij lojtarin kundërshtar dhe kështu u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Lajmi.net

Pas konsulltimit me sistemin VAR, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gramos Shala dha faul për ekipin vendas dhe ndëshkoi me kartonin e kuq portierin e mysafirëve.

Në portën e Ferizaj tani është futur Blendi Bajraktari, për të cilin është ndeshja e parë debutuese në Superligën e Kosovës.