Begiristain pasi City u shpall skuadra e vitit: Guardiola është brilant, jemi në evoluim konstant

Txiki Begiristain ka dhënë disa komente pasi skuadra e tij u shpall më e mira për sezonin 2021/22. Manchester City ka fituar çmimin skuadra e vitit në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football. Pasi ky çmim u nda për ‘Citizens’, disa fjalë tha drejtori i klubit, Txiki Begiristain, i cili s’kurseu lëvdata për Pep…

Sport

17/10/2022 22:53

Txiki Begiristain ka dhënë disa komente pasi skuadra e tij u shpall më e mira për sezonin 2021/22.

Manchester City ka fituar çmimin skuadra e vitit në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football.

Pasi ky çmim u nda për ‘Citizens’, disa fjalë tha drejtori i klubit, Txiki Begiristain, i cili s’kurseu lëvdata për Pep Guardiola.

“Pep Guardiola është brilant. Është një evoluim konstant – ka gjithmonë diçka të re, gati çdo ditë. Dhe bazohet në punë dhe respekt, për kundërshtarin dhe për kompeticionin ku luajmë. Ai është djalë i mirë”, ka thënë Begiristain, transmeton lajmi.net.

“Kur humbim, ai gjithmonë na shtynë për më mirë, kur fitojmë ai ndanë gjithçka me secilin – edhe me kuzhinierët”, shtoi ai.

City pati mbrëmje të mirë sonte, ku përveç që u shpall skuadra e vitit, pa Kevin De Bruyne të përfundonte në top tre në garën për Topin e Artë. /Lajmi.net/