Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Begaj tha se përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës bëhet me festën e mrekullueshme të Bajrami. “Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit…

Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Begaj tha se përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës bëhet me festën e mrekullueshme të Bajrami.
“Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit”.
“Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi”, shkroi Begaj.