Begaj takon presidenten e Moldavisë: Inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij nga Moldavia, Maia Sandu, me të cilën tha se ka pasur bisedë frytdhënëse. Begaj përmes një postimi në Facebook tha se mbështetin plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë si dhe inkurajojnë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës. “Besimi i ndërsjellë, dialogu i qëndrueshëm politik dhe bashkëpunimi konstruktiv,…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij nga Moldavia, Maia Sandu, me të cilën tha se ka pasur bisedë frytdhënëse.
Begaj përmes një postimi në Facebook tha se mbështetin plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë si dhe inkurajojnë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës.
“Besimi i ndërsjellë, dialogu i qëndrueshëm politik dhe bashkëpunimi konstruktiv, në shërbim të interesit të përbashkët dhe të qytetarëve tanë, janë në themel të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”.
“Në mjedisin sfidues të sigurisë së sotme, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç për stabilitetin dhe paqen. Ne mbështesim plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë. Së bashku, si partnerë dhe si miq, punojmë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, si dhe inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”, ka shkruar Begaj.