Begaj përkujton Masakrën e Reçakut: Denoncimi i saj nga Walker ndërgjegjësoi ndërkombëtarët për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar Masakrën e Reçakut dhe i ka nderuar martirët e saj, në përvjetorin e 27-të të saj. Ai ka thënë se denoncimi i kësaj Masakre 27 vite më parë, nga Ambasadori William Walker, ka ndërgjegjësuar komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë “Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë,…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar Masakrën e Reçakut dhe i ka nderuar martirët e saj, në përvjetorin e 27-të të saj.
Ai ka thënë se denoncimi i kësaj Masakre 27 vite më parë, nga Ambasadori William Walker, ka ndërgjegjësuar komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë
“Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht. Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”, ka shkruar Begaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: