Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, i shkojnë në zyrë Mediu, Shehi, Duka dhe Dule

Presidenti Bajram Begaj ka nisur këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule, raporton A2 CNN. Drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ kanë nisur takimin në…

Lajme

20/11/2024 11:15

Presidenti Bajram Begaj ka nisur këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule, raporton A2 CNN.

Drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ kanë nisur takimin në Presidencë nga ora 10:00.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, por edhe përfaqësuesit e KQZ janë thirrur në takim nga Presidenti ditën e hënë.

Sakaq pritshmëritë janë që të caktohet një prej datave, 4 ose 11 maj si datë e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.