Begaj në OKB: Kosova meriton vendin e saj në Asamble

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka bërë me dije se njohja e pavarësisë së Kosovës nga kjo organizatë është një akt drejtësi nga populli i Kosovës. Sipas tij, një hap i tillë do të forconte…

Lajme

25/09/2025 08:37

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka bërë me dije se njohja e pavarësisë së Kosovës nga kjo organizatë është një akt drejtësi nga populli i Kosovës.

Sipas tij, një hap i tillë do të forconte paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së saj dhe mbështetja për anëtarësimin në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës dhe një hap që forcon paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Begaj.

Në adresimin e tij Begaj ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes, sigurisë dhe multilateralizmit dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.