Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Presidenti Bajram Begaj mandatoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për formimin e qeverisë së re. Presidenti Begaj dorëzoi dekretin e mandatimit tek Rama mesditën e sotme në Presidencë, shkruan ATSH. Në dekretin e Presidentit, thuhet se Edi Rama emërohet Kryeministër i Shqipërisë. Në dekret gjithashtu thuhet se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen…

Lajme

12/09/2025 13:14

Presidenti Bajram Begaj mandatoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për formimin e qeverisë së re.

Presidenti Begaj dorëzoi dekretin e mandatimit tek Rama mesditën e sotme në Presidencë, shkruan ATSH.

Në dekretin e Presidentit, thuhet se Edi Rama emërohet Kryeministër i Shqipërisë.
Në dekret gjithashtu thuhet se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Sipas procedurave, sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka dërguar emrin e kryeministrit në Presidencë. Më pas, është kryeministri që paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë.

Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti nxjerr dekretet individuale për secilin nga ministrat. Më pas, pas seancës së votëbesimit në Parlament, zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë.

Mëngjesin e sotëm në Kuvend u mbajt seanca e parë e kësaj legjislature ku u miratua Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.

Pas ngritjes së komisionit, drejtuesi i seancës Vasil Llajo bëri me dije se do të verifikohen mandatet dhe seanca e ardhshme do të zhvillohet sot në orën 17:00.