Begaj dekreton ligjin për amnisti, mbi 1 mijë persona përfitojnë ulje ose lirim nga dënimi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për dhënie amnistie”, i miratuar nga Kuvendi me 84 vota pro. Sipas ligjit, nga amnistia penale do të përfitojnë gjithsej 1,335 persona. Prej tyre, 466 të dënuar do të lirohen menjëherë nga vuajtja e dënimit, ndërsa 869 të tjerë do të përfitojnë ulje të…

Lajme

30/06/2026 12:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për dhënie amnistie”, i miratuar nga Kuvendi me 84 vota pro.

Sipas ligjit, nga amnistia penale do të përfitojnë gjithsej 1,335 persona. Prej tyre, 466 të dënuar do të lirohen menjëherë nga vuajtja e dënimit, ndërsa 869 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Në grupin e personave që do të lirohen përfshihen 11 gra dhe një i mitur, ndërsa nga ulja e dënimit do të përfitojnë edhe tetë gra dhe një i mitur.

Amnistia penale do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare.