Befasuese: Anthony Joshua heq dorë nga titulli i kampionit – dëshiron luftën me Wilder/Fury
Anthony Joshua është i vendosur të plotësojë dëshirën e gjithë adhuruesve të boksit.
Sport
Ylli britanik, Joshua, është gati të heq dorë nga një prej titujve të tij të kampionit, vetëm për të siguruar një duel me fituesin e revanshit Deontay Wilder – Tyson Fury.
WBO ka mandatuar Oleksandr Usyk si sfidues për titullin e WBO që mban Joshua, duke obliguar britanikun për një duel me të. Në rast se ai nuk përballet me ukrainasin, atëherë humb njërin rrip.
Por, ky duket se nuk është një problem për AJ. Britaniku është gati të heq dorë nga titulli, për mega duelin, insiston promotori i tij, Eddie Hearn.
“Nëse ai dëshiron të mbajë rripat, duhet të jetë Usyk ose Pulev. Kështu që, rripat janë të rëndësishëm, por kështu është edhe lavdia” ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net.
“Dhë në një pikë, nëse ai duhet të lë një titull për t’u përballur me fituesin e Wilder-Fury, ai do ta bëjë” ka thënë promotori i Joshua.
“Sepse, unë mendoj se dueli me Ruiz na tregoi se gjithçka mund të ndodh në një moment” shtoi britaniku Hearn.
Fury dhe Wilder do të zhvillojnë revanshin e tyre më 22 shkurt. Gjithçka do të fillojë të marrë zjarrë pasi të mësohet fituesi i atij dueli. /Lajmi.net/